Gara shpejtësia me mjete luksoze, gjobiten drejtuesit! 11 shoferë të arrestuar në një javë, mbi 11 mijë gjoba

Shqipëria

Gara shpejtësia me mjete luksoze, gjobiten drejtuesit! 11 shoferë të arrestuar në një javë, mbi 11 mijë gjoba

Më: 19 maj 2024 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

11 shoferë u arrestuan gjatë javës që lamë pas për shkelje të rregullave të qarkullimit në rrugë.

Tre prej tyre u ndaluan pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, 2 drejtues nuk kishin leje drejtimi, ndërsa 5 të tjerë nuk respektuan sinjalistikën rrugore. Ndërsa një tjetër shoferi iu vunë prangat pasi tentoi të korruptonte policiët.

Ndërkohë, janë vendosur  gjithsej 11.039 masa administrative të vendosura. 99 masa ishin për xhama të zinj, 566 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara. Në pamjet e sjellja nga Policia e Shtetit, duken disa mjete luksoze, që u ndaluan teksa bënin gara shpejtësie në rrugë. 205 masa u vendosën për përdorim celulari gjatë drejtimit, 482 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit, 29 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”, 753 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve dhe 8042 masa për qëndrim të gabuar.

Nuk kanë munguar as pezullimet e patentave, në 9 raste për drejtim nën ndikimin e alkoolit, në 54 raste për tejkalim shpejtësie, ndërsa u bllokuan 9 mjete, tre prej të cilave me targa të huaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat