Detaje të reja nga plagosja e vajzës nga babai në Lushnjë

Shqipëria

Detaje të reja nga plagosja e vajzës nga babai në Lushnjë

Më: 19 maj 2024 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e trishtë në Lushnjë, ku babai plagosi vajzën e tij dhe më pas vrau veten.

Burime nga Komisariati i Lushnjës thanë për ABC News se Rudina Musaku, nënë e dy fëmijëve kishte një javë që qëndronte në shtëpinë e prindërve pasi ishte në prag divorci me bashkëshortin. Ajo ishte larguar nga banesa bashkëshortore në Berat.

Ndërsa, fëmijët ndodhen në Berat.

Gjendja e saj shëndetësore është e rëndë pasi është qëlluar me armë gjahu teke nga një distancë e afërt. Shkak dyshohet një konflikt i çastit babë e bijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat