E rëndë në Lushnje/ Gjendet i varur në ullishte një 68-vjeçar, ja dyshimet e policisë

Shqipëria

E rëndë në Lushnje/ Gjendet i varur në ullishte një 68-vjeçar, ja dyshimet e policisë

Më: 20 maj 2024 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Një 68-vjeçar është gjetur i vetëvarur në një ullishte në fshatin Kosovë e Vogël në Lushnje.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të kësaj të hëne, ku i moshuari është gjetur i pajetë nga familjarët.

“Më datë 20.05.2024, rreth orës 05:00, në fshatin Kosovë e Vogël, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, në një ullishte, shtetasi R. S., rreth 68 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat