Vodhën euro në bankat e vendeve të BE dhe tentuan t’i hidhnin në treg, arrestohen dy persona

Shqipëria

Vodhën euro në bankat e vendeve të BE dhe tentuan t’i hidhnin në treg, arrestohen dy persona

Më: 20 maj 2024 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi dyshohet se do të hidhnin në treg një sasi prej 80 mijë eurosh, që dyshohet se i kishin vjedhur në bankat e shteteve të BE.

Mësohet se personat e arrestuar janë shtetasit Taulant Demerxhiu dhe Vladimir Kokomani, të cilëve iu sekuestrua edhe shuma prej 80 mije eurosh.

“Në fshatin Ardhishte, në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën 80 000 euro që dyshohet se janë vjedhur në banka të shteteve të BE-së, me qëllim shitjen në tregun e brendshëm”, thuhet ne njoftimin e policise.

Njoftimi:

Shijak, Durrës

Tentuan të shitnin në treg, një shumë eurosh të dyshuara të vjedhura në banka të shteteve të BE-së, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 80 000 euro.

Seksioni i Mbështetjes Operacionale të Hetimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i adimistrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, se 2 shtetas tentonin të shitnin në treg, një shumë eurosh (me bojë sigurie) të dyshuara të vjedhura në banka të shteteve të BE-së, finalizuan operacionin policor të koduar “Suspicion”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit T. D., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe V. K., 43 vjeç, banues në fshatin Ardhishte, Shijak.

Në fshatin Ardhishte, në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën 80 000 euro që dyshohet se janë vjedhur në banka të shteteve të BE-së, me qëllim shitjen në tregun e brendshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat