Kukës/ Dy vëllezër dhe kushëriri i tyre në kërkim! Goditën një makinë, kërcënuan e qëlluan me armë për motive të dobëta në fshatin Shtiqen

Shqipëria

Kukës/ Dy vëllezër dhe kushëriri i tyre në kërkim! Goditën një makinë, kërcënuan e qëlluan me armë për motive të dobëta në fshatin Shtiqen

Më: 20 maj 2024 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Dy vëllezër dhe një kushëriri i tyre janë shpallur në kërkim në fshatin Shtiqen të Kukësit.

Dyshohet se dy vëllezërit L.M 27 vjeç, Gj.M 30 vjeç dhe kushëriri i tyre S.M 31 vjeç se për motive të dobëta kanë kanosur dhe goditur me automjet, automjetin e shtetasit S. SH., 49 vjeç, banues në fshatin Shtiqen dhe më pas kanë qëlluar dhe me armë zjarri duke shkaktuar thyerjen e një xhamit të një automjeti të parkuar.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Punohet për kapjen e 3  të rinjve, individualizimin e përgjegjësisë penale të tyre dhe për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat