Nga 100 deri në 600 mijë euro, si bënte pazare ish-deputeti Ndoka me Ervis Martinajn për të vrarë kundërshtarin e tij

Shqipëria

Nga 100 deri në 600 mijë euro, si bënte pazare ish-deputeti Ndoka me Ervis Martinajn për të vrarë kundërshtarin e tij

Më: 20 maj 2024 Në ora: 13:03
Nga 100 deri në 600 mijë euro, si bënte pazare ish-deputeti Ndoka me Ervis Martinajn për të vrarë kundërshtarin e tij

Goditja e 7 grupeve kriminale nga SPAK, pas një megaoperacioni të shtrirë në të gjithë vendin, nxori në dritë lidhjet mes emrave të njohur të botës së krimit, disa të arrestuar, disa të shpallur në kërkim, e të tjerë që nuk dihet fati i tyre.

Në mesin e personave ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arrest nga GJKKO, është edhe emri i ish-deputetit të PS, Arben Ndoka. Burime i kanë bërë me dije gazetares së Top Channel Anila Hoxha, se Ndoka ka urdhëruar vrasjen e Durim Bamit dhe vëllait të tij, Valterit, për të marrë hak për vrasjen e vëllait të tij në 2017, Aleksandër Ndokës.

Ish-deputeti është ndihmuar nga Ervis Martinaj, i cili sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, i ka dalë garant për të siguruar paratë që do t’i duhen për të kryer vrasjen.

Dyshohet se Ndoka kishte gjetur vrasës me pagesë, me të cilët kishte diskutuar për shifra nga 100 deri në 600 mijë euro për vrasjen e vëllezërve Bami, para të cilët do t’i siguronte Martinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat