Sekuestrimi i pasurive që rrjedhin nga veprimtari kriminale, Balla: Vendosja përpara drejtësisë e 18 shtetasve

Shqipëria

Sekuestrimi i pasurive që rrjedhin nga veprimtari kriminale, Balla: Vendosja përpara drejtësisë e 18 shtetasve

Më: 20 maj 2024 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e pasurive dhe vlerave monetare që rrjedhin nga veprimtari të paligjshme. 

Gjurmimi dhe sekuestrimi i pasurive dhe vlerave monetare që rrjedhin nga veprimtaria kriminale jane prioriteti ynë, i cili se shpejti materializohet me nje nisme konkrete ligjore ne perputhje me standardet me te mira te Bashkimit Evropian: Ngritja e Zyres se Rikuperimit te Aseteve.

Përgëzime Policisë së Shtetit në Durrës, Tiranë, Krujë, Vlorë dhe Policisë Kufitare Durrës për vendosjen para drejtësisë së 18 shtetasve, sekuestrimin e pasurive dhe shumave monetare të përfitura nga aktivitete të paligjshme.

Në të gjithë vendin vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, zbardhja e vjedhjes së pronës dhe gjetja/ndalimi i shtetasve në kërkim nga drejtësia“, reagoi Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat