Morën peng dhe dhunuan një të ri në Tiranë, tre të arrestuar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Shqipëria

Morën peng dhe dhunuan një të ri në Tiranë, tre të arrestuar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Më: 20 maj 2024 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Një 20-vjeçar është marrë peng ditën e sotme nga 3 persona dhe e është dhunuar nga ata.

Si rezultat janë arrestuar shtetasit Denis Baxhaku 36 vjeç, dhe Ermand Hoxha 31 vjeç, dhe u shpall në kërkim një 19-vjeçar, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;

Po ashtu u arrestua shtetasi Teo Kolemico 28 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Polica sqaron se dyshohet se për motive të dobëta, kanë marrë me forcë në sheshin “Skënderbej”, një 20-vjeçar, ndaj të cilit kanë ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa shtetasi Kolemico ka pasur dijeni për ngjarjen, por nuk e ka kallëzuar atë në Polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat