Dosja e SPAK, Sefa: Dy ish-deputetë që thurin plane vrasjesh, votonin edhe Reformën në Drejtësi

Shqipëria

Dosja e SPAK, Sefa: Dy ish-deputetë që thurin plane vrasjesh, votonin edhe Reformën në Drejtësi

Më: 20 maj 2024 Në ora: 22:09
Indrit Sefa

Indrit Sefa, Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PD, referuar dosjes së SPAK, nga studio e emisionit Open në News24, tha se na rezulton që një deputet që ka votuar edhe për reformën në drejtësi, na porosiste vrasje.

Sefa tha se nuk mund të kalohet si diçka normale kjo që thuhet në dosjen e SPAK, pasi kemi deputetë që porosisin vrasje.

“Nëse nuk do të ishte ligji i dekriminalizimit, këta do ishin ende deputetë”, tha Sefa.

Referuar pjesës së dosjes ku zbardhet plani i Rrajave për vrasjen e Arben Ndokës, Sefa tha se kemi të bëjmë me dy ish-deputetë që organizojnë plane për vrasje.

“Kjo tregon vullnetin e mazhorancës, këta janë njerëzit që drejtonin banda dhe u futën në Parlament si deputetë, sepse këtë vullnet ka kjo mazhorancë”, tha Sefa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat