‘Pjesa tjetër e parasë vjen nga haraçi’, Artan Hoxha tregon shantazhet e krimit ndaj bizneseve

Shqipëria

‘Pjesa tjetër e parasë vjen nga haraçi’, Artan Hoxha tregon shantazhet e krimit ndaj bizneseve

Më: 20 maj 2024 Në ora: 22:56
Artan Hoxha

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, tregoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, burimet e financimit të krimit të organizuar. Ai tha se ata sigurojnë të ardhura të mëdha nga narkotrafiku, nga lojërat e fatit, por edhe nga haraçi që u vënë bizneseve për të operuar të qetë.

“Qëllova mbrëmë që isha jashtë vonë. Bëhej një festë në bulevard pas orës 11 të natës dhe e di si bëhej shpërndarja aty? Kokaina, heroina se kishte turistë të huaj shumë. A kemi thënë që industria e lojërave të fatit shkon 1 miliard euro? Këta janë operatorët kryesorë që i kontrollojnë ato dhe që marrin të mira materiale nga kjo gjë. Tjetra, narkotrafiqet. Këta i kanë celulat e shtrira. Kanë njerëz që merren vetëm me këtë punë dhe janë të detyruar që të merren me këtë punë, ndryshe e kanë të pamundur aktivitetin sepse u kërcënohen familjet dhe bizneset.

Nga vjen pjesa tjetër e parasë? Vjen nga haraçi. Ata e quajnë siguri. Pra ti ke një biznes x afër aeroportit, apo afër autostradës Tiranë-Durrës. Mban mend që digjeshin kompani të mëdha, çdo javë?

Mban mend që kërciste zjarri atje? Pastaj i mitrolonin me kallashnikov. Po tregonin se mbretër të territorit ishin ata.

E kanë më lehtë të financojnë nën dorë dhe të zgjidhin hallet. Do të shohësh se janë vënë në punë edhe nga kompani të mëdha që janë në rivalitet me njëra tjetrën. Këta ustallarët i kanë vënë thonjtë në fyt kompanive”-tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat