“Mazhoranca tenton të kthejë hetimin në estradë”, Vokshi: “Sterilizimet” nuk janë hetuar plotësisht nga SPAK

Shqipëria

“Mazhoranca tenton të kthejë hetimin në estradë”, Vokshi: “Sterilizimet” nuk janë hetuar plotësisht nga SPAK

Më: 21 maj 2024 Në ora: 14:49
Albana Vokshi

Albana Vokshi, kryetare e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, në një lidhje skype në rubrikën “Opinion” në News24, mes të tjerash ka folur edhe në lidhje me mbledhjen e sotme, e cila ndryshe nga paraardhëset ishte e qetë dhe pa tensione.

Ajo u shpreh se të gjitha mbledhjet duhet të jenë të tilla dhe kjo ndodh vetëm nëse respektohet ligji dhe rregullorja.

Vokshi shtoi se mazhoranca vijon të kërkojë devijimin nga objekti i hetimit të komisionit, duke akuzuar se shumica po përpiqet që ta kthejë të gjithën në një estradë.

“Nuk ka asnjë arsye pse në komision, të ketë tensione. Duhet të bazohen në ligj e rregullore. Kur këto zbatohen mbledhjet duhet të vijojnë në mënyrë normale, nuk ka pse të ketë anomali.
PS ka vijuar të dëshmojë mungesën e vullnetit për të bërë hetimin parlamentar të dy nga koncesionet më korruptive.

Mazhoranca vijon të ngulë këmbë që objekti të dalë jashtë vendimit të parlamentit. Sa kohë duan të devijojnë hetimin, nuk duan të përqendrohen në objektin e hetimit, nuk duna të nisin hetimet kur Rama Beqaj dhe ata me të cilët kanë bërë aferën, duan ta shtrijnë që nga 2009 e duan ta kthejnë në estradë.
Ne duam që të përqendrohemi dhe është detyra jonë që të bëjmë një gjë të tillë.

SPAK nuk e ka hetuar “Sterilizimin”. Ka hetuar deri në momentin e lidhjes së kontratës.

Nuk kemi qëllim vetëm hetim administrativ, por të ndihmojmë hetimin  penal dhe duke parë legjislacionin aktual, të sigurohemi që veprat kriminale të mos ndodhin më. Do të propozojmë ndryshime ligjore që të mos ndodhin më këto vepra kriminale”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat