Ngjela zbulon çfarë fshihet pas dosjes britanike që i çuan Berishës: Nëse nuk ka prova…

Shqipëria

Ngjela zbulon çfarë fshihet pas dosjes britanike që i çuan Berishës: Nëse nuk ka prova…

Më: 21 maj 2024 Në ora: 18:24
Spartak Ngjela

Top Channel publikoi ekskluzivisht dokumentin me 35 faqe, dosjen e plotë britanike për shpalljen nongrata të ish-kryeministrit Sali Berisha dorëzuar në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit”.

Berisha apeloi vendimin, ndryshe nga pretendimet e ish kryeministrit demokrat, tregohen mekanizmat se kush e inicioi këtë ndëshkim për liderin historik të PD.

Në një lidhje direkte për “Top Talk”, avokati Spartak Ngjela tha se nga apelimi, Anglia nuk e nxjerr dot “non grata” Berishën nëse nuk ka prova.

“Kur del non grata, qoftë në Angli qoftë në Amerikë, duhet ti drejtohesh gjykatës kompetente. Prandaj ka shkuar në gjykatën britanike kundër vendimit non-grata. Nuk fiton dot, si do nxjerrin ish-kryeministri pa prova. Ata janë shtet ultra juridik. Si gomarlliku që bëri Franca. Nuk ka mundësi dot se as Amerika dhe as Anglia nuk të nxjerrin “non-grata” nëse nuk kanë prova. Kush e pyet gjykatën shqiptare në Britani. SPAK duhet të ketë prova, por nëse ka filluar çështja në Angli, nuk e fillon dot ky këtu”-u shpreh avokati Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat