Basha: Në Kavajë, Rroshi kandidonte mëkëmbësin e tij, gjithçka qe gati për masakër elektorale

Shqipëria

Basha: Në Kavajë, Rroshi kandidonte mëkëmbësin e tij, gjithçka qe gati për masakër elektorale

Më: 6 maj 2017 Në ora: 12:29
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, deklaroi sot, pas tërheqjes së Kryeministrit për të zhvilluar zgjedhjet lokale në Kavajë se atje ishte bërë gjithçka për një masakër elektorale duke filluar që nga caktimi i kandidatëve e deri tek votimi.

"Asgjë tjetër nuk do të ndodhte në Kavajë, - tha Basha, - përveçse një gare fasadë.

Në një vend kaq të dashur si Kavaja me një kontribut të shquar në historinë tonë 27-vjeçare të demokracisë, krimi vuri përfaqësuesin e vet më ogurzi atje, Elvis Rroshim, që pas betejave ligjore, më në fund u detyrua të tërhiqej; ku kreu i PS-së vendosi bashkëshorten e tij, e cila më në fund u detyrua të tërhiqej dhe ku ish-kryebashkiaku, vendosi të kandidonte mëkëmbësin e tij! Pra, gjithçka ishte përgatitur për votime fasadë, njerëzit ishin kërcënuar dhe bandat brenda pushtetit kishin bërë gjithçka për një masakër elektorale në Kavajë.

Këto i dinë socialistët në Kavajë, madje edhe përfaqësuesit e vendeve të huaja këtu në Tiranë. Askush nuk kishte ndërmend të bënte asgjë, - theksoi Basha.

"As Edi Rama nuk kishte ndërmjend të tërhiqte nga ky projekt, ambasadat u kufizuan me deklarata dhe nganjëherë pa deklarata fare, qytetarët ulën kokën para krimit...Asgjë nuk kishte për të ndodhur, por gjithçka u përmbys sepse e vetmja forcë që mund ta ndalë, i vetmi faktor që mund të përbballet dhe fitoi përballë krimit të veshur me pushtet dhe pushtetit me krim, jeni ju, shqiptarët e bashkuar dhe të vendosur që nuk do të kthehen nga kjo rrugë e fitores në Kavëjë dhe në gjithë Shqipërinë."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat