Kavaja merr frymë e qetë; mirëpritet shtyrja e zgjedhjeve

Shqipëria

Kavaja merr frymë e qetë; mirëpritet shtyrja e zgjedhjeve

Më: 6 maj 2017 Në ora: 17:49
Kavaja

E shtuna e gjeti Kavajën më të qetë. Lajmi për tërheqjen e kandidatëve, por edhe të protestës së parashikuar për të dielën nga ana e opozitës, duket se tek qytetarët është pritur mirë, pasi askush nuk kërkonte përplasje.

“Ne nuk duam asnjëherë rrëmujë. Nga rrëmuja kush ka qarë, janë vetëm elementët e këqinj, njerëzit e rregullt, populli i thjeshtë do vetëm qetësi. Tërheqja, edhe nga ana ushtarake në luftë është fitore. Përplasja është e dëmshme, asnjëherë nuk është e mirë. Është një vendim krejtësisht i përgjegjshëm nga të gjitha vendimet krejtësisht të papërgjegjshme të Kryeministrit. Të mos ketë përplasje, mos kishte vrasje. Nuk i do njeri këto”, thonë qytetarët e Kavajës.

Shfryrja e tensionit të dy muajve të fundit, ndihet dhe në prezencën e pakët të policisë në rrugë.

I vetmi vend, ku forcat e policisë vijojnë të jenë të përqëndruara është KZAZ 42, ku ruhen materialet zgjedhore që do të përdoreshin të dielën, ku veç efektivëve të policisë, nuk ka asnjë person tjetër.

E si për të dëshmuar se “beteja” për atë që pritej të ndodhte të dielën në Kavajë ka përfunduar, Bashkia dhe selia e Partisë Demokratike u kanë vënë drynin zyrave të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat