Vangjeli: Rama veproi drejt me Kavajën

Shqipëria

Vangjeli: Rama veproi drejt me Kavajën

Më: 6 maj 2017 Në ora: 22:06
Analisti Lorenc Vangjeli

Analisti Lorenc Vangjeli shprehet se vendimi i kryeministrit Edi Rama për të tërhequr nga zgjedhjet ne Kavajë kandidatin e PS ishte i duhuri pasi evitoi skenarin e zymtë të përgatitur nga opozita.

Për Vangjelin opozita veproi gabim me refuzimin që i bëri ofertës së McAllister.

18 qershori, u shpreh Lorenc Vangjeli gjatë një interviste për oranews, do të jetë formal duke shtuar se mund të ketë zgjedhje por jo zgjidhje.

Vangjeli: Vendimi i Ramës për Kavajën i drejtë

Vangjeli: Ky ishte një veprim jashtëzakonisht i drejtë i Ramës, akt që do brohoritur pavarësisht motiveve dhe që ndoshta shmangu diçka që kur do të ndodhtë do të na bëntë të pendoheshim. Aktet e qeverisë, të gjitha qeverive nuk meritojnë duartrokitje,  ky është detyrim, është detyrë e tyre dhe Rama kësaj radhe veproi si kryetar i qeverisë së Shqipërisë. Askush nuk e dinte çfarë do të ndodhte në Kavajë, por të gjitha prognozat ishin të zymta.

Vangjeli:  Opozita duhet të kishte pranuar ofertën e 25 prillit

Vangjeli: Opozita i re daulleve të fitorës dje pa kuptuar çfarë kishte ngjarë. Aq e dukshme është kjo sa edhe Presidenti Nishani me një kostum të theksuar blu, në mënyrë të shpejtë e konsideroi një akt të drejtë dhe e konsideroi të tillë, imagjonin akti në vetëvete si ishte.

Mazhoranca, Rama dhe Meta kanë ofruar në pjesën fundore të negociatave, jo gjithmonë ka qenë kështu, por kam parasysh  25 prillin me tentativën e të dërguarve të negociatorëve të BE afruan një maksimum të pamendueshëm, më ngjan se opzoita bëri gabim që nuk pranoi atë ofertë të rimodifikuar tani.

Ka dy fjalë që në Europë shihen vëngër, bojkoti dhe dhuna, janë dy ekstreme që është shumë e vështirë të shpjegohen dhe të pranohen.

Vangjeli: Vendi po hyn në një spirale nga e cila është vështirë të parashikohet sesi do dalë. Ne jemi në momentin kur ngjarjet po tejkalojnë llogjikën dhe llogjika e ka gjithmonë e më tepër të parashikojë ngjarjet.

Rama tha që nuk do negociohet 18 qershori?

Vangjeli: Formalisht kryeministri ka të drejtë. 18 qershori nuk është një datë e tij. 18 qërshori është një pikë takimi i publikut, i sovranit me partitë në garë. Fromalisht ka të drejtë për një gjë të tillë. Ndërësa jo fromalisht po ju kthehem me një kundërpyetje për të çuar absurdin deri në fund. Për të kuptuar se ne po jetojmë në një kohë absurde. Supozoni që në një moment Rama apo kushdo qoftë ti teket pa pritur në prolog të qershorit të thotë që unë i duhem këtij populli, nuk do rri 4 vjet por do rri 6 apo 7. Nga pikëpamja si po vijnë gjërat edhe nëse ka një 18 qershor do të jetë formal, në do të kemi zgjedhje, por jo zgjidhje të kësaj situate.

Parashikoni një marrëveshje përpara 18 qershorit?

Vangjeli: Nuk kam një përgjigje të saktë për këtë sepse asburdi nuk shpjegohet, sepse ne jemi në vallen e absurdit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat