Hetimi ndaj Elez Gjozës, reagon zv.kryeministrja Mandija

Shqipëria

Hetimi ndaj Elez Gjozës, reagon zv.kryeministrja Mandija

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 16:11
Ledina Mandija

Lëvizja Socialiste për Integrim ngriti shqetësim në adresë të zëvendëskryeministres Ledina Mandija, si drejtuese e Task-Forcës në lidhje me kallëzimin e bërë ndaj administratorit të njësisë nr.2 në Tiranë, Elez Gjoza.

Sipas LSI-së, kallëzimi i bërë në organin e prokurorisë nga Policia e Shtetit në ngarkim të  Elez Gjoza është bërë pa kryer një vlerësim të thelluar të rrethanave të faktit, për cenimin e figurës të Gjoza dhe me qëllim pengimin e fushatës zgjedhore të LSI.

Për këtë qëllim zv.kryeministrja Ledina Mandija ka kërkuar menjëherë që kjo çështje të futet për diskutimin në rendin e ditës në mbledhjen e ardhshme të Task-Forcës.

Mandija i ka kërkuar prej disa ditësh informacion urgjent Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako për procedurën e ndjekur dhe veprimet e kryera nga Policia e Shtetit për verifikimin e rastit në fjalë si dhe kopje të plotë të kallëzimit drejtuar organit të prokurorisë të shoqëruar me provat apo materialin shoqërues.

Zv/Kryeministrja Mandija thekson edhe njëherë se Task Forca përmes rolit të saj koordinues nxit paanshmërinë dhe trajtimin e barabartë të kandidatëve e partive politike në marrëdhëniet me administratën shtetërore, për krijimin e kushteve të drejta e të barabarta për të gjithë kandidatët dhe partitë politike në procesin elektoral. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat