Xhafaj nxjerr sekretin: Qeveria mund të binte për shkak të LSI, tregon edhe datën - Bota Sot
Xhafaj nxjerr sekretin: Qeveria mund të binte për shkak të LSI, tregon edhe datën

Shqipëria

Xhafaj nxjerr sekretin: Qeveria mund të binte për shkak të LSI, tregon edhe datën

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 11:13
Fatmir Xhafaj

Kandidati për deputet në Tiranë dhe ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj tha se në korrik të 2015 qeveria rrezikonte të binte sepse LSI kishte konflikt me PS për reformën në drejtësi.

Xhafaj tha në “Tonight” te gazetares Ilva Tare se marrëveshja e 22 korrikut ishte një hap prapa për reformën në drejtësi.

Xhafaj: Po patjetër, qeveria në korrik të 2015 mund të binte sepse LSI kishte konflikt të brendshëm me ne për shkak të reformës në drejtësi. E kapërcyem

Ilva Tare: Po ku e kundërshtonin reformën në drejtësi?

Xhafaj: Projekti kushtetues në gjykimin e tyre nuk ishte i duhuri. Shumë zgjidhjeve që i janë dhënë sipas tyre nuk duhe të ishin në kushtetutë, sipas nesh duhet të ishin në kushtetutë, përfshi vettingun, institucionet që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe kushutetuta duhet të ishte shumë më e lehtë nga pikëpamja e pandëshkueshmërisë sesa është sot. Ne i jemi  përmbajtur pikëpamjes që këto duhet të ishin në kushtetutë pavarësisht se mund të mos dukej kaq elegante kushtetuta, por në kushtet e realitetit, në kushtet kur tensionet e mungesës së edukatës kushtetuese respektit ndaj ligjit ka qenë e domosdoshme për  të qenë në kushtetutë dhe koha na dha ne të drejtë. Pse na dha ne të drejtë? Nëse vettingu nuk do të ishte në kushtetutë, nëse SPAK nuk do të ishte në kushtetutë, nëse BKH nuk do të ishte në kushtetutë,  nëse  Gjykata Speciale për luftën kundër krimit të organizuar nuk do të ishin në kushtetutë sot gjykata kushtetuese do ti kishte rrëzuar.

Ilva Tare: Nuk i donte Meta në Kushtetutë këto që po thoni?

Fatmir Xhafaj: Kemi pasur diskutime dhe debate të ndryshme. Nuk keni nevojë të pyesini fare, LSI  në momentin që është paraqitur projekt kushtetuta kanë shkuar me projekt më vete në Venecia. Nuk është se ata e kanë bërë në mënyrë të hapur. PS, BE dhe SHBA kishin qëndrim të unifikuar në këtë pikë. PD natyrisht kishte një  qëndrim kushtetues në thelb të projektit dhe reformës në tërësi, kurse LSI në disa aspekte, se duhet ta them nuk ishte në një pozicion me PD për hir të së vërtetës dhe qëndrimi që ka mbajtur në komisionin e posaçëm është një qëndrim pozitiv, bashkëpunues me ne. Por nga pikëpamja e qendrimeve politike ka pasur diferenca si e kanë parë përmbajtjen e këtij projekti. Diferenca që cuan dhe bënë ndryshime. PD ka ushtruar presionin e vet, LSI presionin e vet dhe sot ndryshimet që janë bërë në 22 korrik nuk janë ndryshimet që i kanë bërë mirë reformës. Marrëveshja e 21 korrikut është hap prapa.  Marrëveshja e 22 korrikut ishte një konsensus numrash, por nuk i shërbeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat