Historia e Anës, nëna e 5 fëmijëve që u dhunua për 9 vite nga bashkëshorti

Shqipëria

Historia e Anës, nëna e 5 fëmijëve që u dhunua për 9 vite nga bashkëshorti

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 22:12
Ilva Tare dhe Ana

Në emisionin ‘Tonight’ të Ilva Tares është dhënë historia e një gruaje të dhunuar nga ish-bashkëshorti i saj për 9 vite me rradhë.

Ana, kështu quhet nëna e 5 fëmijëve që bashkëjetoi me terrorin për vite me rradhë, solli dëshmi tronditëse të dhunës së përjetuar nga ish-burri i alkoolizuar.

Tare: Të falenderoj që zgjodhe studion e Tonight për të rrëfyer historinë tëndë të dhimbshme të dhunës përreth 9 vjet që nga momenti që je fejuar e më pas je martuar me bashkëshortin dhe e ke divorcuar dy vjet më parë.

Ana: Po.

Tare: Më trego pak historinë tëndë.

Ana: U njoha me shkuesi, ishte shumë i dhunshëm, pinte alkool dhe nuk më linte të dilja nga shtëpia. Kërkonte gjëra që nuk ishin sepse ai shpenzonte nëpër klube. Më rrihte, shante, nuk më linte të takoj familjarët.Nuk kisha guxim ti thoja as familjes që të mos i përplas familjet bashkë. Dhe nga shteti nuk kisha besim, kisha frikë se kthehem prapë dhe ma bën dhe më keq.Jetova për 9 vite.Dy herë u shkëputa dhe ika tek familja ime, u ktheva prapë me shpresën se po ndryshon. Ai nuk ndryshoi dhe më keq ma bëri.Denoncimin e fundit që bëra ishte pas 9 vitesh. Nuk e duroja dot më. Filloi të rrihte dhe fëmijët, pinte alkool dhe vinte në shtëpi.E denoncova vetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat