"S'pati asnjë denoncim se vrasësi i gjyqtares kishte tendenca kriminale"

Shqipëria

"S'pati asnjë denoncim se vrasësi i gjyqtares kishte tendenca kriminale"

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 22:15
Josif Shtëmbari

Josif Shtëmbari, drejtor për krimet në Policinë e Shtetit tha se prej muajit dhjetor të vitit të shkuar nuk ka pasur asnjë informacion në lidhje me ish-bashkëshortin e gjyqtares së vrarë Fildes Hafizi, Fadil Kasemi.

“Kjo ngjarje është analizuar menjëherë pas ndodhjes se çfarë mund të kishim bërë më mirë për ta parandaluar. Me këtë ngjarjes, policia është njohur që në muajin mars 2015. Viktima është paraqitur në komisariat ku ka denoncuar për dhunë në komisariatin nr.4 ish-bashkëshortin, i cili është shpallur në kërkim. Janë kryer të gjitha veprimet procedurale për parandalimin e kësaj ngjarje. Në muajin qershor është kapur nga policia me armë pa leje në flagrancë. Prokuroria i ka kërkuar gjykatës të dënohet për armëmbajtje pa leje. Autori është dënuar me 3 vjet heqje lirie dhe në 2016 ka përfituar nga amnistia. Nga dhjetori i 2016-s nuk ka pasur asnjë aktivizim për vepra penale apo për dhunë ndaj bashkëshortes”, u shpreh Shtëmbari i ftuar në studion e “Tonight Ilva Tare”.

I pyetur nëse mbahen në monitorim kur lirohen nga burgu personat e dënuar për dhunë ndaj grave, Shtëmbari sqaron: “Mbahen nën kontroll kur ka informacione kriminale apo tendenca. Nuk kemi pasur asnjë lloj informacioni”. 

Fadil Kasemi te enjten e shkuar vrau me plumb ne koke Fildes Hafizin, gjyqtare ne Shkoder me banim ne Tirane, te divorcuar nga njeri-tjetri. Kasemi kishte perfituar nga amnistia e fundvitit, kur doli nga burgu ku qendronte per akuzen e armembajtjes pa leje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat