Kryemadhi: Riorganizimi i LSI-së do të filloj nga gratë dhe vajzat

Shqipëria

Kryemadhi: Riorganizimi i LSI-së do të filloj nga gratë dhe vajzat

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 21:01
Monika Kryemadhi

Përfundon Mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes së Gruas për Integrim. Gjatë mbledhjes kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur se riorganizimi i LSI-së do të filloj nga gratë dhe vajzat.

Më tej Kryemadhi ka shtuar se   vetëm kështu me emancipimin e gruas shoqëria jonë do të mund të përballoj të gjitha sfidat që e presin.

Kryetarja e LSI-së ka njoftuar gjithashtu se javën e ardhshme do të shpaloset programi politik në drejtim të fuqizimit të gruas.

“Riorganizimi ynë do të filloj nga gratë dhe vajzat në çdo qelizë te vendit për t’i dhënë LSI-së një forum të fortë që do të jetë edhe baza e gjithë çështjeve që grupi parlamentar do të ngrej për kauzën e të drejtës së gruas në të gjithë spektrin e saj. Kjo është e vetmja mënyrë që shoqëria jonë të jetë e integruar, e emancipuar dhe të tregoj standart dhe cilësi në përballjen me të gjithë sfidat që po përjeton shoqëria jonë. Javën e ardhshme do te mbledhim Komitetin Drejtues Kombëtar të LGI për të shpalosur aksionin tonë politik në drejtim të fuqizimit të rolit të gruas”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat