Vlahutin paralajmëron 'stuhinë' në vjeshtë...cilës ministri s'do ja ndajnë sytë!

Shqipëria

Vlahutin paralajmëron 'stuhinë' në vjeshtë...cilës ministri s'do ja ndajnë sytë!

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 22:14
Romana Vlahutin

Ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin, thotë se Shqipëria duhej të kishte bërë më shumë në luftën kundër kanabisit, veçanërisht në parandalimin e kultivimit të lëndës narkotike.

E ftuar në emisionin “Kapital” me Aleksandër Furxhi, Vlahutin paralajmëroi se në vjeshtë do të ketë fluturime të tjera të Guardia di Finanzës me helikopterë mbi territorin shqiptar, për të parë nëse ka parcela kanabisi të kultivuara ose jo, raporton Express. Pas këtij monitorimi, ajo tha se edhe vlerësimi i saj për luftën që qeveria i ka bërë këtij fenomeni, do të jetë më i plotë.

Ndërkohë, ajo tha se ministria e Brendshme do të jetë në vëmendjen e Bashkimit Evropian, pasi konsiderohet si ministri kyçe në lidhje me çeljen e negociatave të Shqipërisë për tu anëtarësuar në familjen e madhe evropiane.

"Në lidhje me këtë luftë dhe vlerësimin përfundimtar ne varemi nga kolegët tanë dhe Guardia di Finaza, e cila ka marrë në fakt asistencë shtesë financiare nga BE në mënyrë që mbulimet e tyre mbi territor të mbulojnë më shumë se sa mbulonin më parë. Ajo që kemi dëgjuar prej tyre është se ecuria, progresi është goxha i madh, mjaft i madh. Nuk është se dua që të jap një mendim përfundimtar përpara se të japin ato opinionin  e tyre përfundimtar, pasi janë ende dhe disa fluturime që do të kryhen në vjeshtë. Megjithatë më duhet të them se ajo që kemi dëgjuar prej tyre është vërtetë e mahnitshme përsa i përket suksesit. Por nuk mund të jem përfundimtare në deklaratën që mund të bëjë derisa të na ketë ardhur gjetjet e tyre përfundimtare.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta kundër trafikimit të drogës, është një çeshtje e cila në fakt duhet të kalonte në një nivel tjetër. Pra pati disa operacione të suksesshme në të shkuarën, ju e dini që problemi i kanabisit dhe drogës nuk është i ri. Ka patur për shembull si operacioni i Lazaratit, operacioni i madh I Lazaratit, por ky është ai lloj aktiviteti, i cili nuk mund të jetë i herë pas hershëm. Ndaj duhej një qasje e plotë jo vetëm e luftës kundër saj, por dhe nga ana e parandalimit. Për këtë kemi punuar shumë dhe fortë me ekspertë nga BE dhe nga SHBA në mënyrë që të arrinim në një pikë që të kishte një plan strategjik për të trajtuar këtë çeshje, këtë fenomen. Jo vetëm në anën parandaluese, por dhe në luftën kundër tij. Kështu që përsa i përket canabisit na duhet të presim rezultatet përfundimtare që duhet të na japin kolegët tanë nga autoritetet italiane dhe më saktë Guardia di Finanza.

Megjithatë krimi i oraganizuar është më i madh se sa kanabis, pra do të thosha se është një nga aspektet që duhet të merren me vendosmëri qeveria dhe shoqëria shqiptare në muajt në vijim. Është shumë e rëndësishme dhe ne jemi të hapur që të shikojmë dhe do të kemi në vëmendje ministrinë në të ardhmen, sepse do të jetë ministria kyçe në lidhje me Shqipërinë, sidomos me çeljen e negociatave. Të gjithë kemi punuar së bashku, me gjithë shtetet anëtare, me partnerët tanë në mënyrë që të ndihmojmë edhe policinë shqiptare dhe Ministrinë e Brendshme në mënyrë që krimi i organizuar të luftohet në mënyrë të suksesshme. Një pjesë shumë e rëndësishme e saj është pjesa e gjyqësorit, kështu që kur ne flasim për 5-së prioritetet kyçe, ne flasim për 5-së prioritet të cilat ndahen së pari. Kemi administratën publike, kemi gjyqësorin, krimin e organizuar, luftën kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut. Në fakt tre pjet këtyre të pestave kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. Është një rreth i madh dhe nuk mund të kesh një element pa patur të tjerët.

Aty ku ne kemi parë mangësi ka pasur të bëjë me proçesin e ndjekjes penale në gjyqësor, ndaj vërtetë urojmë që element të tjerë të reformës, që po bëhen në gjyqësor dhe procesin e vetingut, shpresojmë të jenë vërtetë të dobishëm në luftën kundër krimit të organizuar", u shpreh kryediplomatja e BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat