Meta pret Juncker-in: Zbatimi i 5 pikave kyçe, do bindin BE për çeljen e negociatave

Shqipëria

Meta pret Juncker-in: Zbatimi i 5 pikave kyçe, do bindin BE për çeljen e negociatave

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 16:15
Meta dhe Junker

Presidenti Ilir Meta priti sot delegacionin e lartë të Komisionit Europian në Tiranë, kryesuar nga Presidenti i Komisionit, Jean-Claude Juncker, me pjesëmarrjen e Komisionerit për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Meta vlerësoi si shumë të rëndësishme dhe inkurajuese këtë vizitë për Shqipërinë. Ai evidentoi faktin se të gjitha forcat politike parlamentare ndajnë të njëjtin synim madhor për integrimin e plotë të Shqipërisë në BE, dhe bashkohen në dëshirën për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit.

Kreu i Shtetit shpreson se falë përpjekjeve të përbashkëta, mes Shqipërisë dhe Komisionit Europian, vendet anëtare do të binden për çeljen e negociatave të anëtarsimit të Shqipërisë gjatë Presidencës Bullgare, gjatë këtij 6-mujori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat