Politika shqiptare në zi, ndahet nga jeta ish- deputetja e Partisë Demokratike

Shqipëria

Politika shqiptare në zi, ndahet nga jeta ish- deputetja e Partisë Demokratike

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 21:38
Rushen Golemi

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu jep një lajm të hidhur këtë mbrëmje.

Sonte është ndarë nga jeta Rushen Golemi, ish- deputete e Partisë Demokratike në vitet e para të pluralizmit.

Ja çfarë shkruan Tritan Shehu

Sot u nda nga jeta Dr. Rushen Golemi.

Nje lajm shume i hidhur ky per familjen e saj, per te gjithe ne, qe patem fatin e privilegjin te punojme me ate ne sallen e operacionit, ambjentet spitalore, diten dhe naten, ne Tirane e larg saj, kudo ku njeriu kishte nevoje per ndihmen e kirurges se shquar, humane e te pa epur.

Dr. Rusheni, nje mjeke e rralle, e pa perseritshme ndoshta, por dhe nje zemer e madhe qe rrahu per Demokraci e Perendim.

Deputete e PD e zgjedhur me 1992, atehere kur duhej permbysja e te lindete liria.

Jeta e saj si mjeke, kirurge, pedagoge, deputete, pa harruar kurre dhe familjen, jane modeli me i mire per kedo qe aspiron te beje dicka te vlefeshme ne jete.

I pa harruar do te jete kujtimi i saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat