Probleme edhe në qarkun e Korçës, temperaturat deri në -10 gradë

Shqipëria

Probleme edhe në qarkun e Korçës, temperaturat deri në -10 gradë

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 09:15
Ilustrim

Pas reshjeve të dëborës qarkun e Korçës e kanë mbërthyer ngricat.

Temperaturat në këtë zonë kanë arritur deri në -10 gradë, duke bërë që të gjitha akset të jenë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Fshati turistik i Dardhës vijon të mbetet problematik, po ashtu vështirësi ka edhe në Voskopojë dhe në Qafën e Qarrit, ku ka prezencë akulli në rrugë.

Problematike është edhe aksi rrugor Korçë- Kapshticë dhe Korçë- Pogradec. Reshjet gjate natës kanë sjellë akull dhe ngrica ne gjithe qarkun si pasoje e temperaturave nën zero grade.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat