Autorët që kryen vrasjen mafioze në Shkodër ishin të pamaskuar, njiheshin me Ferracakun

Shqipëria

Autorët që kryen vrasjen mafioze në Shkodër ishin të pamaskuar, njiheshin me Ferracakun

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 19:16
Autorët që kryen vrasjen mafioze në Shkodër ishin të pamaskuar, njiheshin me Ferracakun

Kanë dalë detaje të reja lidhur me vrasjen e mesditës së sotme në Shkodër, ku 30 vjeçari Arjan Ferracaku u qëllua për vdekje me një armë automatike teksa po kryente hipizëm (xhiro në kalë).

Burime për Report Tv, bëjnë me dije, se autorët e vrasjes kanë qenë të pamaskuar. Ata e kanë pritur viktimën dhe dy personat e tjerë që po e shoqëronin në zonën e Livadhës.

Ata e kanë qëlluar 30 vjeçarin me breshëri automatiku, duke mos kursyer as dy personat e tjerë që po e shoqëronin, të cilët kanë mundur t’iu shpëtojnë plumbave pasi janë larguar. Sipas burimeve, dy personat që shoqëronin Ferracakun i kanë njohur autorët e vrasjes.

Arjan Ferracaku ishte pronar  një hoteli në zonën e Velipojës dhe baba I dy fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat