Shtohen punonjësit në organet e Vettingut

Shqipëria

Shtohen punonjësit në organet e Vettingut

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 17:59
Shtohen punonjësit në organet e Vettingut

Komisioni i ligjeve ka kërkuar hyrjën menjëherë në fuqi të shtimit të punonjësve në organet e Vettingut. 

Në seancën parlamentare të rradhës do të u kalojë për miratim deputetëve. Kjo sipas anëtarë të komisionit bëhet me qëllim që brenda muajit të ardhshëm të jenë miratuar të gjitha ndryshimet e kërkuara.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të kenë brenda muajit Tetor shtesën prej 24 punonjësish dhe dhe riklasifikimin e pagave të administratës së Institucionit të Komisionerëve Publikë.
Komisioni për Çështjet Ligjore që i dha votat pro në mbledhjen e së martës sqaroi nëpërmjet relatorit të çështjes Bashkim Fino se ky projektvendim do të hyjë në rendin e ditës të seancës plenare të radhës.
“Vendimi jonë që mund ta marrim të enjten tjetër duhet të jetë sa më ishpejtë që në mes të Tetorit dhe në fund të Tetori të jetë efektiv vendimi”, tha Fino.
Deputeti socialist kërkoi procedurë të përshpejtuar me arsyetimin se nuk duhet të frenohet ritmi i punës së organeve të Vettingut.

“Duhet t’i kalojmë urgjentisht në parlament dhe t’i miratojmë menjëherë. E them këtë menjëherë sepse kemi dy tablo. E para sepse për një muaj vjen projektbuxheti i 2019-s dhe natyrisht ato duhet të shikohen dhe planifikohen për këtë buxhet dhe në momentin që ne hapim dritën jeshile , këta duhet të hapin procedurat e konkurrimit që kërkon edhe ajo një afat kohor të caktuar”, u shpreh Fino.

Në strukturat e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit do të shtohen dhjetë këshilltarë ekonomikë, dy përkthyes, një specialist  IT-je, një specialist prokurimi, një punëtor mirëmbajtjeje dhe një punonjës pastrimi.

Komisioni i Ligjeve miratoi edhe kërkesën e komisionerëve publikë për shtesën prej katër këshilltarësh në njësinë ligjore të institucionit, një shtesë për një specialist jurist në strukturën e administratës së institucionit dhe riklasifikim pagash për specialistët e deritanishëm të strukturës.

Aktualisht kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka një pagë reale bruto prej 395,376 lekë, ndërsa paga neto është 305.400 lekë në muaj. Paga bruto e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është 372,661 lekë në muaj, ndërsa paga neto është 288.296 lekë në muaj.

Projektvendimi i përgatitur nga Parlamenti dhe qeveria  parashikon që nëpunësit e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të përfitojë një shtesë mujore mbi pagën, me vlerë nga 100 mijë deri në 200 mijë lekë të vjetra.

Ndërsa “Nëpunësit në pozicionet “sekretar i përgjithshëm”, “drejtor”, “përkthyes” “koordinator” dhe “specialist” përveç pagës mujore përfitojnë një shtesë për natyrë të veçantë pune në masën 20.000 lekë në muaj.
Nga ecuria e punës së këtyre organeve të Vettingut varet edhe ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat