A do të kandidojë për Bashkinë e Durrësit? Ja përgjigja e Agron Dukës - Bota Sot
A do të kandidojë për Bashkinë e Durrësit? Ja përgjigja e Agron Dukës

Shqipëria

A do të kandidojë për Bashkinë e Durrësit? Ja përgjigja e Agron Dukës

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 07:15
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka,

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i ftuar në studion e emisionit ‘Natë me Xhaxhiun’, ku ka folur lidhur me situatën aktuale politike në vend.

Duke folur në emision ai i ka dhënë përgjigje edhe pyetjes nëse ai do të kandidojë për Bashkinë e Durrësit, teksa u shpreh i prerë jo.

Nuk do të kandidoj më për Bashkinë Durrës’, tha Duka, ndërsa shtoi se ‘kushdo që kandidon e ka të vështirë me pushtetarët’ pasi sipas tij ata kanë pushtetin e krimit që kërcënon qytetarët, blen e vjedh votat.

Lidhur me punën e Vangjush Dakos gjatë këtij mandati, Duka u shpreh se e ka të vështirë të gjejë një vepër të mirë të tij.

Teksa ka sulmuar qeverinë për situatën në të cilën ndodhet vendi nga krimi, ai su shpreh se PAA është parti e pastër dhe e respektuar në shoqëri, ndërsa shtoi se kauza e kësaj partie nuk mund të zbarohet me këtë maxhorancë.

Duka u shpreh se me këtë qeveri nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...