'Mësoni se shkolla iu nxjerr nga varfëria', Rama publikon videon e familjes në nevojë - Bota Sot
'Mësoni se shkolla iu nxjerr nga varfëria', Rama publikon videon e familjes në nevojë

Shqipëria

'Mësoni se shkolla iu nxjerr nga varfëria', Rama publikon videon e familjes në nevojë

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 08:36
Edi Rama gjatë vizitës në Vaqarr

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka nisur ditën me rastin e një familjeje në nevojë në Bultivë të Vaqarrit. Bëhet fjalë për banesën e Euglent Xhabaftit që është vizituar nga kryeministri më 9 tetor, të cilit edhe i ka treguar kushtet e vështira në të cilat jeton.

Gjatë vizitës së tij, Rama i ka kërkuar katër fëmijëve të çiftit Xhabafti që të mësojnë në shkollë duke i premtuar që shumë shpejt do të kenë një shtëpi të re.

Edi Rama, kryeministër: Mësoni sepse shkolla të nxjerr nga varfëria. Për shtëpinë do t’ju ndihmojmë ne. Do të të ndihmojmë edhe për punën. Ne do bëjmë çmos që ju vitin e ri ta festoni në një strehë të re me një televizor të bukur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...