Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë i thotë JO, projektit të ri të Vangjush Dakos - Bota Sot
Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë i thotë JO, projektit të ri të Vangjush Dakos

Shqipëria

Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë i thotë JO, projektit të ri të Vangjush Dakos

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 08:51
Foto

Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë i thotë jo projektit “Drejtësia” në Durrës. Bashkia e tenderoi fazën e parë, por përgjigja negative e KKA për projektin në zemër të Durrësit te Mauzoleumi i Dëshmorëve bëri që edhe qeveria të tërheqë financimin prej 355 milionë lekësh të investimit.

Më 21 korrik të 2017-s, kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, deklaroi nisjen e punimeve në sheshin “Drejtësia” i cili gjendet para Mauzoleumit të Dëshmorëve. Firma rrethoi sheshin para, duke vendosur edhe tabelat e projektit për fazën e parë.

“Para nisjes së punimeve, ligji kërkon që të ketë kryer sondazhet arkeologjike, për të vërejtur se çfarë ka nëntoka në këtë vend nga KKA. Ky institucion ka vërejtur se në këtë zonë arkeologjike nuk mund të ndërtohet sheshi”, tha kryebashkiaku Dako.

Kjo masë është marrë pas dy investimeve të cilat mbetën pezull për muaj të tërë, si rezultat i zbulimeve arkeologjike. Është sheshi “Veliera” në të cilin punimet nisën pa marrë vendim KKA, dhe zbulimet arkeologjike çuan në debate të forta midis shoqërisë civile dhe investitorit. Aktualisht çështja është në gjykatë dhe në sheshin “Veliera” punimet janë të bllokuara prej rreth 20 muajsh.

Sheshi “Drejtësia” është parashikuar që të investohet në 5 faza punimesh në total, dhe përfshijnë ndërtimin e një nënkalimi për qarkullimin rrugor në nivelin minus pesë metra nga niveli aktual i rrugës. Kreu i bashksië së Durrësit aso kohe entuziast për projektin, më herët shpjegoi pesë fazat e ndërtimit të këtij sheshi, i cili u parashikua të ishte bashkëfinacim i bashkisë dhe qeverisë.

PROJEKTI

Në fazën e parë dhe të dytë pritet që traseja e rrugës të gërmohet nën nivelin pesë metra për të qarkulluar mjetet dhe sipërfaqja lart të jetë shesh kalimi për këmbësorët. Me fillimin e punimeve në këtë shesh pritet edhe devijimi i qarkullimit rrugor, përkohësisht në rrugët dytësore të kësaj lagjeje për autobusët urbanë dhe makinat e tjera. Punimet në fazën e parë prekin segmentin “Aleksandër Goga” në drejtim të spitalit, segmentin në drejtim të gjykatës dhe në drejtim të sheshit “Pranvera”. Mauzoleumi i Dëshmorëve dhe hapësirat brenda tij pritet të preken vetëm në fazën e tretë dhe katërt, ku është parashikuar që në të dy lulishtet brenda këtij objekti të ndërtohen godinat e Gjykatës dhe të Prokurorisë.

Në vijimësi të këtij projekti është parashikuar rehabilitimi i të gjithë zonës. Në bazë të projektit të hartuar për zonën para sheshit “Pranvera” dhe godinës së Postë-Telekomit, është parashikuar që të hiqen stacionet e autobusëve, të Porto-Romanos dhe Plepave. Segmenti rrugor nga “Pranvera” deri te kryqëzimi me bulevardin “Dyrrah” të kthehet në pedonale për këmbësorët, ndërsa para sheshit të Alb Telekomit është parashikuar të ndërtohet një parking për rreth 600 makina. Kthimi i rrugëve në pedonale kufizon edhe lëvizjen e qytetarëve me makina në qendër të qytetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...