Vasili: Prokuroria e paqartë për rastin “Xhafaj”, Rama ekspertizë tek privati

Shqipëria

Vasili: Prokuroria e paqartë për rastin “Xhafaj”, Rama ekspertizë tek privati

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 12:19
Petrit Vasili

Në një dalje për mediat kreu i gripit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili foli për çështjen “Babale”.

Sipas tij prokuroria ka pranuar që ekspertiza ka paqartësi, madje Rama e ka bërë ekspertizën në një kompani private.

“Shqiptarët duhet ta marrin vesh se kryeprokurorja e konsideron kryeministrin si palë private, lidhur me ekspertizën për audio-përgjimin. Rama me provat nga privati, por që nuk i dorëzon.

Nga një privat që ka bërë një analizë private. Prokuroria thotë se kryeministri ka çuar provën, por që është e paqartë për provën. Prokuroria ka nxjerrë një akt të paligjshëm ”, tha Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat