Kapet në hotel me Stresin, kush është 20 vjeçarja që u fut në telashe me policinë?!

Shqipëria

Kapet në hotel me Stresin, kush është 20 vjeçarja që u fut në telashe me policinë?!

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 08:45
Stresi

Policia e Tiranës ka njoftuar se arrestimi i Arkimed Lushajt, i njohur si Stresi u bë pas disa muaj hetimesh, si anëtar i një grupit kriminal që operonte në Tiranë. 

Uniformat blu thonë së gjatë arrestimit të këtij shtetasi në ambientet e një hoteli të ndodhur në vendin e quajtur Linzë gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta”, si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Stresi tashmë akuzohet për veprat penalë të “Trafikimit të lëndëve narkotike” dhe “Krimeve kundër personit”.

Mirëpo Stresi është arrestuar brenda një hoteli ku ishte me një vajzë 20 vjeçare. Pas ndalimit në hotel, Lushaj është transportuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, për veprimet e mëtejshme proceduriale. Bashkë me Stresin në hotel ishte edhe një vajzë 20 vjeçe, e cila eshte prceduar penalisht.

Njoftimi i policisë për vajzën:

Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme filloi procedimi penal në gjendje të lirë në lidhje me veprën penale të ‘Moskallzimit të krimit’ parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal ndaj shtetases P.Ç., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat