Moti plot me surpriza. Ja çfarë pritet pasdite dhe nesër - Bota Sot
Moti plot me surpriza. Ja çfarë pritet pasdite dhe nesër

Shqipëria

Moti plot me surpriza. Ja çfarë pritet pasdite dhe nesër

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Edhe pse gjatë mesditës temperaturat janë të larta, vjeshta është në kulmin e saj.

Moti për pasditen e sotme dhe nesër do të ketë surpriza, pasi do të ketë reshje shiu.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, moti do të ketë luhatje.

Ja parashikimi i plotë:

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër priten reshje lokale, të dobëta në disa prej qarqeve

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 24 °C

në vendet e ulëta: 13 / 25 °C

në vendet malore: 8 / 20 °C

Era

Sot pasdite dhe nesër era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë pasditeve.

Rreziku i zjarreve

Sot pasdite dhe nesër të gjithë qarqet pritet të mbeten në nivelin ‘i moderuar’ të rrezikut për zjarre (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Qarqet Fier, Berat dhe Dibër pritet të kenë rrezik më të lartë krahasuar me qarqet e tjerë të vendit.

Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...