Ngjarja në ish-Bllok, Berisha: Tahiri shkoi në Gjermani për të takuar Ervin Matën - Bota Sot
Ngjarja në ish-Bllok, Berisha: Tahiri shkoi në Gjermani për të takuar Ervin Matën

Shqipëria

Ngjarja në ish-Bllok, Berisha: Tahiri shkoi në Gjermani për të takuar Ervin Matën

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 22:24
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar në ‘Open’ përplasjen me armë që ndodhi pak javë më parë në një lokal në bllok, ku mbeti një i vdekur dhe dy të plagosur.

Ish-kryeministri deklaroi se një nga personat e përfshirë në këtë përplasje, Ervin Mata është njeriu i Saimir Tahirit. Sipas tij provat tregojnë se Tahiri udhëtoi drejt Gjermanisë për të takuar Matën.

‘Ai që kishte lidhje të forta politike ishte Mata, pasi është faktuar që Saimir Tahiri shkoi në Gjermani për të takuar Matën, e ka nxjerrë Partia Demokratike. Se çfarë ishte ajo unë mund të kisha 10 hipoteza, por aty doli një këngëtare dhe unë nuk mund të hyja në komente. Nuk ka dy standarde, pasi unë jam i pari që kam denoncuar ngjarjen. Unë nuk munda të komentoj sepse vetë policia e serviri si një sherr për një zonjushe’, u shpreh Berisha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...