Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të dominojnë territorin shqiptar në pjesën e parë të ditës.
Gjatë pasdites, vranësirat fuqizojnë territorin shqiptar duke sjellë rrebeshe shiu në zonat veriore dhe në zonat jugore, por shira të izoluara në zonat qendrore.
Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në orët e para të ditës deri në mesditë, duke bërë që vlerat ekstremale të variojnë nga 8 në 28 gradë Celsius.
Era do të fryjë mesatare në zonat veriore dhe në zonat qendrore, por e fortë në zonat jugore me një shpejtësi 50 km/h në drejtimin jugperëndimor duke shkaktuar në det dallgëzim 5 Ballë.