Pas vrasjes së grekut nga RENEA, kryeministri i Greqisë ia mësynë Gjirokastrës

Shqipëria

Pas vrasjes së grekut nga RENEA, kryeministri i Greqisë ia mësynë Gjirokastrës

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 18:10
Aleksis Tsipras

Familjarë të Kostandinos Kacifës kanë deklaruar se presin që të vijë kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras.

Lajmi për ardhjen e Tsipras në Gjirokastër, vjen pas mbërritjes së Vangjel Dules në familjen e 35-vjeçarit.

Po ashtu në familjen e të ndjerit ka shkuar edhe konsulli grek në Gjirokastër.

Më herët familjarët e Kostandinos Kacifës kanë kërkuar që çështja të mos politizohet, shkruan “Ora News”.

Banorët të fshatit janë shprehur të rezervuar për ngjarjen, por ata thonë se ajo është e rëndë, ndërsa e konsiderojnë 35-vjeçarin si një djalë të mirë që nuk ka sjellë probleme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat