Videoja që po çmend grekët nga e vërteta dhe po shpërndahet vrullshëm nëpër rrjetet sociale

Shqipëria

Videoja që po çmend grekët nga e vërteta dhe po shpërndahet vrullshëm nëpër rrjetet sociale

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 06:20
Ajo që bie në sy është standarti i dyfishtë i përdorur nga pala greke, policia e së cilës, nga vitit 1991 e deri me sot jane ekzekutuar 170 shqiptarë.

Në video tregohen fakte dhe dëshmi rrënqethëse nga vrasjet që nuk përfshin vdekje në shkëmbime zjarri me policinë greke, por ku emigrantët shqiptarët janë ekzekutuar qetësisht dhe jo rastësisht, por me vrasje të drejtpërdrejtë, citon në deklaratën e saj "Zgjohu Shqiptar".

Vrasja e shtetasit shqiptaro-grek, Konstandin Kafica është politizuar nga pala greke deklaron "Zgjohu Shqiptar", e cila përmes një deklarate të Ministrisë së saj të Jashtme ka dënuar ngjarjen.

Ndonëse Kafica qëlloi me armë ndaj policisë shqiptare, duke sjellë reagimin e saj të natyrshëm si në çdo vend të botës, për palën greke kjo është një ngjarje e dënueshme.

Përtej konsiderimeve politike të çastit, ajo që bie në sy është standarti i dyfishtë i përdorur nga pala greke, policia e së cilës, nga vitit 1991 e deri me sot jane ekzekutuar 170 shqiptarë.

Në dokumentar shfaqet në një interviste edhe nëna e Ilia Karelit (Kudret Kume) ku flet mes lotësh masakrën që kryen 13 gardianët në burgun e Nigritës, ku i biri i saj shfaqet pa arme në dorë dhe me duar të lidhura e ku masakrohet deri në frymen e fundit. Pikpyetja e saj e madhe është se pse nuk u dha dënimi i merituar për dhunuesit edhe përsë zemrën e tij ja shkulen vendit përsë gjalli...

Për më tepër ndiqni dokumentarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat