Mosdekretimi i Lleshit, Rama kërkon takim me Metën

Shqipëria

Mosdekretimi i Lleshit, Rama kërkon takim me Metën

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 12:06
Edi Rama dhe Ilir Meta

Një ditë pas mosdekretimit të ministrit të ri të Brendshëm, Sandër Lleshi, nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar një takim me Presidentin. Kurse për mosdekretimin e Lleshit ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha.

Bashak ka thënë se Presidenti ka kompetencat e tij kushtetuese dhe është detyra e tij të japë të gjithë aspektin kushtetues të dekretimit dhe mosdekretimit të emrit të propozuar nga Rama.

“Ministri i tretë i propozuar nga Rama është dëshmi e krizës së thellë politike morale të mosqeverisjes së vendit si rezultat i bashkëqeverisjes me krimin. Vendi është pa kryeministër, pa gjykate, pa prokurori dhe përgjegjësia është e organizatës kriminale të Rilindjes dhe kreut të saj. Një gjë është e sigurt, që lëvizja e ardhshme në atë që nuk është lojë shahu, por ka të bëjë me fatin e shqiptarëvë, është largimi i vetë Edi Ramës”, tha Basha duke iu referuar mesazhit të shpërndarë nga kryeministri një ditë më parë për gazetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat