Bankat në Shqipëri, rënie e përfitimeve dhe dhënies së kredive - Bota Sot
Bankat në Shqipëri, rënie e përfitimeve dhe dhënies së kredive

Shqipëria

Bankat në Shqipëri, rënie e përfitimeve dhe dhënies së kredive

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Përfitimet neto të sistemit bankar të Shqipërisë ranë në 14.3 miliardë lekë në fund të shtatorit, nga 16.9 miliardë që ishin një vit më parë.

Të dhënat jepen nga Shoqata e Bankave në Shqipëri.

Edhe dhënia e kredive shënoi rënia në 586.3 miliardë lekë, nga 607.6 miliardë që ishte në shtator të 2017-ës, thuhet në raportin e shoqatës, që citon të dhëna nga Banka e Shqipërisë.

Depozitat në banka u rritën në nivelin 1,174 miliardë lekë, në fund të shtatorit nga 1,161 miliardë një vit më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...