Presidenti Meta takon në Paris Kryeministrin izraelit Netanyahu, mesazhi - Bota Sot
Presidenti Meta takon në Paris Kryeministrin izraelit Netanyahu, mesazhi

Shqipëria

Presidenti Meta takon në Paris Kryeministrin izraelit Netanyahu, mesazhi

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 12:30
Ilir Meta dhe Benjamin Netanyahu

Presidenti i Republikës, i cili me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron, ndodhet në Francë ku do të marrë pjesë në Ceremoninë e 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore dhe në Forumin e Parisit për Paqen, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Izraelit, Netanyahu.

Meta shkruan se mes shqiptarëve dhe izraelitëve është një marrëdhënie unike.

“Kënaqësi të takohesha në Paris me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Një marrëdhënie unike mes popujve tanë në respekt e mirënjohje të historisë dhe të dëshirës për një marrëdhënie edhe më të ngushtë në të ardhmen”, shkruan Presidenti Ilir Meta në Facebook.

Në Paris janë të pranishëm shumë kryetarë shtetesh e qeverie, zyrtarë të lartë të organizatave botërore dhe personalitete të politikës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...