Sërish protesta te “Astiri”, banorët “paralizojnë” trafikun, djegin goma - Bota Sot
Sërish protesta te “Astiri”, banorët “paralizojnë” trafikun, djegin goma

Shqipëria

Sërish protesta te “Astiri”, banorët “paralizojnë” trafikun, djegin goma

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 18:59
Sërish protesta te “Astiri”

Protesta e banorëve të zonës së “Astirit” që kundërshtojnë shembjen e mbi 300 objekteve që parashikohet të prishen për t’i hapur rrugë ndërtimit të një autostrade urbane nga Sheshi Shqiponja deri te Pallati me Shigjeta, ka hyrë sot në ditën e 11.

Qytetarët edhe këtë pasdite e kanë bllokuar aksin rrugor të “Unazës së Re” dhe për më tepër kanë ndezur goma në mes të asfaltit duke shkaktuar kaos në lëvizjen e mjeteve.

Ata gjithashtu kanë përsëritur thirrjet: “Nuk jemi shpellarë, por jemi qytetarë”, “Poshtë hajdutët”, të cilat ia drejtonin kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ministrit të Infrastrukturës Damian Gjiknuri dhe kryeministrit Edi Rama.

Duke hedhur kapsolla, flakadanë dhe me flamuj në duar banorët kanë kërkuar që të dëgjohen nga autoritetet shtetërore dhe t’u jepet zgjidhje problemit të tyre.

Ndërkohë për mediat disa prej tyre janë shprehur kështu: “Këtu do nis revolucioni njësoj siç lindi në Francë në një qytet të vogël dhe më pas u përhap në të gjithë vendin”.

Në protestën e sotme, banorët e “Astirit” u mbështetën jo vetëm nga deputetët e PD, por edhe nga kryetari i opozitës Lulzim Basha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...