“Mu drodh mishi për kërcënimin”, këshilltari i PD tallet me Salianjin

Shqipëria

“Mu drodh mishi për kërcënimin”, këshilltari i PD tallet me Salianjin

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 07:13
Këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Fabjan Topallaj

Këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Fabjan Topallaj, ka ironizuar pretendimin e Ervin Salianjit, se duan ta vrasin me snajper nga burgu.

“Deri më sot mendoja se protesta e banorëve të Astirit ishte gjëja më e rëndësishme që kishte opozita dhe meritonte të gjithë vëmendjen e saj, që nga Oriola Pampuri e poshtë.

Por kur mora vesh këtë përpjekjen për të vrarë Ervin Salianjin me snaiper nga burgu, m’u drodh mishi dhe them se Partia Demokratike duhet të lërë çdo punë tjetër dhe duhet të mbrojë me trup njerëzit e vet më të mirë nga mafia në pushtet.

Sepse prona nuk është asgjë fare para jetës së kapitalit të saj më të çmuar, njerëzit qe drejtojnë opozitën e sotme”, shprehet Topallaj me ironi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat