Ish-kreu i komunës së Lazaratit zgjidhet kryetar i PD në Gjirokastër

Shqipëria

Ish-kreu i komunës së Lazaratit zgjidhet kryetar i PD në Gjirokastër

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 14:21
Aliko

Ish-kreu i Komunës së Lazaratit do të jetë kryetari i ri i Partisë Demokratike në qytetin e Gjirokastrës.

Në zgjedhjet e zhvilluara sot, Aliko ka fituar përballë kandidati tjetër për kryetar, Gjergji Dudi.

Nga votimet e anëtarëve të Partisë, Aliko ka marrë 166 vota kundrejt 76 votave që ka marrë kundërshtari i tij, ndërsa 13 vota janë shpallur të pavlefshme.

Zgjedhjet e tij vjen pas urdhrit të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të degëve të partisë në rrethe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat