Kryemadhi: Rasti i banorëve të Unazës së Re na godet në kokë

Shqipëria

Kryemadhi: Rasti i banorëve të Unazës së Re na godet në kokë

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 23:08
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në takimin me strukturat drejtues të LSI në Tiranë, ka mbajtur një fjalim të ashpër kundër kryeministrit Edi Rama.

Kryemadhi tha se Rama është kthyer në një armik të shqiptarëve dhe populliot të tij.

Kryemadhi tha se Rama i urren shqiptarët më shumë se lojërat e fatit pasi banorëve u dha vetëm 7 ditë kohë të dalin nga banesat, ndryshe nga lojërat e fatit që u dha mbi 2 vite kohë. “Nëse Edi Rama nuk është shqiptar le t’i ndajë qytetarët e tij në shpellarë dhe qytetarë, ne nga Saranda apo nga Kukësi, si rom apo minoritar, për ne janë të gjithë njëlloj. Ky njeri nuk mund të intimidojë njerëzit, dhe t’u thotë atyre edhe 7 ditë kohë keni. Lojërave të fatit u dha 2 vjet e gjysëm kohë. 

Edhe Hitleri u lente kohë hebrenjve kur u vendoste kryqin, ky as ajrin nuk do t’u lerë shqiptarëve. I bëj thirrje socialistëve që kanë mbetur si Musa Ulqini, Besnik Bare, të shkojnë të pinë një kafe të zezë me ata banorë, dhe t’u thonë ne nuk jemi dakort me këtë turp të Edi Ramës por nuk kemi fuqi ta ndalojmë. Nëse nuk e bëjnë më vjen shumë keq”, u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi: Rasti i banorëve të Unazës së Re, është një nga rastet më domethënëse, e cila na godet në kokë jo vetëm ne politikanëve, por duhet të na godasin në kokë që të gjithëve, çdo anëtari partie dhe çdo qytetari. Ajo që pamë sot ishte një mizanskenë, por shumë jo e realizuar artistikisht, disa punonjës bashkie që pozonin për fotografin e Edi Ramës, të cilët me kënaqësinë më të madhe kishin pranuar që t’i shkatërroheshin shtëpitë e tyre, mundi dhe djersa e 20 e disa viteve të fëmijëve të tyre, apo dhe vetë banorëve të shtëpisë dhe të shkonin dhe të merrnin një lëmoshë me një qira 3-vjeçare në banesat sociale. Jo vetëm që është qesharake, por është edhe shumë e turpshme. Është e turpshme tallja, me të cilën kërkojnë të përdorin ndaj qytetarëve, jo vetëm të Unazës së Re, po edhe qytetarëve të Tiranës.

Për ne nuk ka diferencim as race, as feje. Për ne ka vetëm një, ajo është Shqipëria, pavarësisht bindjeve tona politike, pavarësisht programeve tona politike, por në fund të ditës të gjitha programet politike rakordojnë në një pikë, t’u shërbejnë qytetarëve. Vetëm Edi Rama nuk ka program politik, Edi Rama ka tepsinë, kusinë edhe kazanin. Edi Rama nuk ka as ulje taksash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat