Patozi komenton propozimin e Ramës për Ridvan Boden: Vetëm në Shqipëri ndodh që edhe pasi të vrasin, të të kërkojnë llogari

Shqipëria

Patozi komenton propozimin e Ramës për Ridvan Boden: Vetëm në Shqipëri ndodh që edhe pasi të vrasin, të të kërkojnë llogari

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 18:42
Ish-kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi

Ish-kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar këtë të mërkurë polemikat e krijuara brenda forcës politike të PD-së përkundrejt propozimit të ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode për të qenë anëtar i Bankës së Shqipërisë.

Përmes rrjetit social “Facebook”, Patozi rikthen kokën pas, ku kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama ranë në dakordësi për të patur një qeveri të përbashkët. Duke e cilësuar  18 majin si “pazar të pisët”, Patozi shprehet në nota sarkastike se Partia Demokratike nuk mund të dalë sot dhe të komentojë propozimin e kryeministrit Rama për të vendosur si anëtar të Bankës së Shqipërisë Ridvan Boden.

Postimi i ish-kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi:

Nëqoftëse vendimi i Ridvan Bodes për t'u larguar nga politika dhe për të parë hallet e veta paska një problem moral, unë nuk di se çfarë emri mund të gjendet për pazarin e pistë të Lulzim Bashës me Edi Ramën më 18 maj. Sepse për të gjitha mund të kërkohej një argument, por për marrjen prej tij të atyre drejtorive me lekë, të cilat nuk i lëshonte edhe pasi i humbi si derri zgjedhjet, nuk kam dëgjuar ende dikë që të ketë nxjerrë ndonjë justifikim. Mbase do të dalë nesër, ku i dihet...Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë akoma që, edhe pasi të vrasin me gjakftohtësi, të të kërkojnë llogari se përse nuk u kërkon leje ekzekutorëve se si ta organizosh funeralin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat