Majko në mbështetje të komunitetit shqiptar në Itali

Shqipëria

Majko në mbështetje të komunitetit shqiptar në Itali

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 21:47
Pamje nga konferenca

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko mori pjesë sot në konferencën “Integrimi dhe bashkëpunimi i komunitetit shqiptar në Itali, midis sukseseve dhe vështirësive” organizuar nga Partia Radikale Italiane në Parlamentin Italian.

Të pranishmit diskutuan mbi mënyrat dhe format e bashkëpunimit midis institucioneve dhe “profesionistëve të lire” shqiptarë që punojnë dhe operojnë në Itali si dhe mundësitë për të mbështetur komunitetin shqiptar.

Në fjalën e tij, Ministri i Shtetit për Diasporën tha se në marrëdhënien midis dy shteteve pas viteve 90-të ka pasur zhvillime cilësore.

“Tashmë, Italia është vendi që ka më shumë shtetas shqiptarë të cilët jetojnë jashtë vendit. Në universitetet italiane, studentët shqiptarë janë të parët nga numri, ndër të huajt që studiojnë në to. Numri i bizneseve shqiptare në Itali është në rritje konstante. Pjesëmarrja e shqiptarëve në jetën publike italiane po rritet. Në art shqiptarët e njohur nuk janë më surprizë. Migrantët shqiptarë janë duke marrë shtetësi italiane dhe janë kthyer sëbashku me arbëreshët në esencën e pranisë shqiptare në shoqërinë italiane. Aty sasia po kthehet në cilësi. Është një cilësi e cila padyshim është një nga shembujt më të mirë të integrimit dhe suksesit të të huajve në Itali” – tha ministri në fjalën e tij.

Më tej Ministri shprehu mirënjohjen ndaj Partisë Radikale për rolin që ka luajtur në integrimin e avokatëve shqiptarë që kanë studiuar në Itali.

“Jam krenar që falë angazhimit dhe kërkesës së tyre bëmë të mundur që ky rrjet avokatësh, i sapo krijuar, të jetë i pranishëm sot në ambientet e Parlamentit, institucionit më të rëndësishëm të Republikës së Italisë”, – tha Ministri.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe parlamentare italiane të regjistruar në “Partinë Radikale, jo të Dhunshme Transkombëtare” si Giandomenico Caiazza, President i Bashkimit të dhomave Penale, Cesare Placanica, President i dhomës Penale në Romë, Vincenzo Comi. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat