Kanë qenë aktivistët e Arlind Qorrit dhe FRESH-istat e infiltruar ata që i larguan banorët e Astirit.
Janë aktivistët e Lëvizjes për Universitetin që kanë reaguar pas akuzave që janë bërë ndaj tyre.
Ata kanë dalë me një komunikatë për mediat:
Shpifësit e partive politike po përhapin lajme të rreme mbi veprimtarinë e aktivistëve të Lëvizjes Për Universitetin. Asnjëri prej nesh, në asnjë moment nuk ka kërkuar largimin e banorëve të Astirit nga protesta. Madje ditën e parë të protestës e kemi duartrokitur bashkërisht njërin prej banorëve që po solidarizohej me kërkesat e studentëve. Ne mendojmë se qeveria, ashtu siç po cenon të drejtat e studentëve për arsim, po shkel edhe të drejtën jetike të banimit të banorëve të Astirit duke u prishur shtëpitë.
Ne jemi kundër të gjitha partive politike!
Ne jemi për universitetin, për shoqërinë!
Studentët e bashkuar kanë për të fituar!
Pamjet e mëposhtme tregojnë se asnjëri nga zhurmuesit nuk është aktivist i Lëvizjes Për Universitetin.