Tensionohet situata/ Studentët “lyejnë” me vezë muret e Ministrisë

Shqipëria

Tensionohet situata/ Studentët “lyejnë” me vezë muret e Ministrisë

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 12:18
Ministria e Arsimit

Studentët të cilët po protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit duket se në një moment janë revoltuar. Ata kanë hedhur vezë dhe sende në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

Pas përçarjes së një dite më parë, me grupe të ndryshme studentësh që mbetën përpara Ministrisë së Arsimit, të tjerë që shkuan përpara Kryeministrisë, ndërsa një grup i tretë bllokoi trafikun e automjeteve në rrethrrotullimin e “Zogut të Zi”, studentët kanë vendosur që përmes një sondazhi “online” të vendosin vendin ku do të pozicionohen.

Votat shkuan 64% në favor të qëndrimit përpara Ministrisë së Arsimit, duke plotësuar kështu argumentin e atyre që thoshin një ditë më parë se, përderisa kauza jonë është tërësisht mbi arsimin, “nuk kemi përse të shkojmë para Kryeministrisë, apo të bllokojmë rrugët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat