Protesta e studentëve, Rama: Një tjetër ditë e humbur

Shqipëria

Protesta e studentëve, Rama: Një tjetër ditë e humbur

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 16:38
Edi Rama

Një tjetër ditë të humbur e konsideroi sot Kryeministri Edi Rama vijimin e protestës së studentëve, ndërkohë që këta të fundit nuk pranojnë të dialogojnë me qeverinë.

Duke u shprehur sërish i hapur për të takuar studentët, Rama tha se motoja e studentëve: “kam kërkesa, po s’dua të flas për to, prandaj m’i plotëso”, nuk funksionon në demokraci.

“Një tjetër ditë e humbur me arsyen e Mosarsyes: Kam kërkesa po s’dua të flas për to, prandaj m’i plotëso! Kështu funksionon në Klinikën e Doktorreshë Monës, në Gjumin e Lul Artistit, në Megafonin e Profesor Qorrit, po jo në mësimet e demokracisë e të prindërve tuaj. Unë ju pres”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat