Lajmin për vdekjen e 35 vjeçarit e dha një i afërm i tij, përmes një postimi në Facebook.
“Një lajm i tmerrshëm nga Turqia paska ndërruar jetë Mesuti.
Zoti t’i japi forcë në momentin më të vështirë të jetës së tyre familjës së Mesut Gashit.
Zot i madhë shpërbleje me xhehnet.”, ka shkruar kushëriri i tij, Liridon Gashi.
Mesuti ishte baba i tre fëmijëve.
Ai ishte diagnostikuar me kancer në gjëndrat limfatike dhe shërim i tij mund të bëhej vetëm jashtë vendit.
Për shërim i ishin mbledhur 150 mijë euro vullnetarisht.