Ismet Nura kërkon ndihmë, i duhen 17 mijë euro për t’u operuar

Sociale

Ismet Nura kërkon ndihmë, i duhen 17 mijë euro për t’u operuar

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 12:03
Ismet Nura

Ismet Nura, me banim në Fushë Kosovë, ka nevojë për ndihmë tuaj për t’u shëruar.

50 vjeçari jeton me ndihmë sociale nga shteti dhe thotë se edhe shtëpia ku banon nuk është e tij.

Ismetit i duhet të operohet për ta hequr shpretkën, ndërsa para kësaj ai duhet t’i nënshtrohet një sërë analizave dhe terapive që janë goxha të kushtueshme e të papërballueshme për të dhe familjen e tij.

17.000 euro është shuma që këtij ish punëtori të ndërtimtarisë i nevojitet për ta vazhduar jetën para, meqë përveç problemit të lartcekur, ai vuan edhe nga diabeti, i cili, siç thotë, i është shfaqur pas terapive të shumta që kishte marr për një kohë të gjatë.

Siç ka deklaruar ai operacionin duhet ta bëjë në Shkup meqë në vendin tonë ka një vit që është në listën e pritjes.

Më poshtë janë informatat e tij për të gjithë ata që duan t’i ndihmojnë:

ISMET NURA

Tel: 044-765-383

Numri i llogarisë bankare: 1501050002447773

Raiffeisen Bank

SWIFT code: RBKOXKPR

IBAN: XK05

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat